Mediet e huaja flasin për eksperimentet mbi lakuriqët e natës në Wuhan

Teori të ndryshme, akuza dhe dëshmi për Covid-19. Në afërsi të qytetit kinez të Wuhan, epiqendra nga e cila shpërtheu zyrtarisht pandemia e virusit, ndodhet një laborator i rëndësishëm për studimin e sëmundjeve infektive.

Sipas medies britanike, “Mail on Sunday” flitet për një laborator të kushtueshëm, si ai i Institutit të Virologjisë të Wuhanit, me kosto rreth 37 milionë dollarë. Studimet filluan nga një epidemi që kishte interesuar zonën e Yunnanit në 2016 dhe sollën disa studime të përfunduara në 2018, ku përshkruhej koronavirusi i ardhur nga kafshët e egra.

Paçka se shkencëtarët thonë se asnjë kontaminim është i mundur dhe ka ndodhur në laboratorë të sigurisë së lartë si ai i Wuhanit, tashmë mundësia e një aksidenti ku virusi mund të ketë infektuar një nga punonjësit dhe nga ai tregun e peshkut në Wuhan, kthehet në një mundësi reale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?