Mega-operacion, banda grumbulloi 1,3 milionë euro brenda pak muajve

Një operacion i koordinuar policor në disa zona të Greqisë ka çuar në shkatërrimin e një bande të organizuar mashtruesish telefonikë që përfituan rreth 1.3 milion euro brenda pak muajsh.

Shtatë persona u arrestuan në Athinë, Korinth dhe Kretë, ndërsa një grua 23-vjeçare është shpallur në kërkim. Të dyshuarit përballen me akuza për mashtrim, mashtrim kompjuterik, pastrim parash dhe vjedhje.

Sipas policisë, banda ishte aktive që nga dhjetori 2025 dhe kishte mashtruar të paktën 41 persona, kryesisht të moshuar. Ajo funksiononte përmes një qendre telefonike dhe ekipeve në terren, duke u prezantuar si kontabilistë për të marrë para dhe sende me vlerë nga viktimat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?