Mekë/Qabeja e zbrazët, punonjësit po dezinfektojnë zonën (FOTO)

Pjesa qendrore e Xhamisë së Madhe në Mekë është mbyllur plotësisht, kjo pasi punonjësit janë duke dezinfektuar këtë hapësirë me shpresën se do të arrijnë të parandalojnë zgjerimin e coronavirusit.

Fotografitë dhe videot tregojnë hapësirën përreth Kaabas, vendit të shenjtë për myslimanët në mbarë botën, që shihet pa as edhe një njeri përveç punonjësve që po pastrojnë këtë zonë.

Arabia Saudite së fundmi ua ka ndaluar besimtarëve myslimanë të kryejnë ritet fetare, nga frika se mund të bartin nga njëri person tek tjetri virusin vdekjeprurës. Ndërkaq sa i përket të huajve, atyre u është ndaluar hyrje.

Kujtojmë që Xhamia e Madhe në Mekë është vendi më i frekuentuar nga myslimanët, sidomos gjatë ditëve kur besimtarët nga e mbarë bota shkojnë për të kryer obligimin fetar, shkuarjen në Haxh.

SHKARKO APP