Meksika konfirmon viktimën e parë nga koronavirusi, 93 të infektuar

Meksika ka konfirmuar viktimën e parë nga Covid-19.

Njoftimin e dha Ministria e Shëndetësisë në vend.

Pacienti, i cili gjithashtu kishte diabet, filloi të shfaqte simptoma të koronavirusit më 9 mars, sipas ministrisë.

Ministria nuk specifikoi se ku vdiq pacienti në Meksikë dhe i shprehu ngushëllimet familjes së tij nëpërmjet një postimi në Twitter.

Meksika ka 93 raste me Covid-19, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

SHKARKO APP