Meksika prezanton maskat e reja anti-COVID, mbulon vetëm hundën
Studiuesit meksikanë kanë prezantuar për publikun, një format të ri të maskave anti-COVID. Maskat e ideuar prej tyre, janë dizajnuar enkas për rata që janë duke shijuar ushqimin e preferuar në ambiente të mbyllura, duke mbajtur të mbuluar vetëm hundën.
Kjo maskë, mbahet nën maskën e zakonshme që mbulon edhe gojën, por kur jeni në ndonjë restorant dhe dëshironi ta shijoni ushqimin e preferuar apo piken, mund ta hiqni maskën e madhe nën të cilën gjendet vetëm ajo që mbulon hundën.
Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet një burrë dhe një grua, që kanë dalë për të shijuar ushqimin në restorant.
Ata shihen se si e heqin maskën e zakonshme dhe nën të kanë atë që mbulon vetëm hundën. Por ky zbulim i studiuesve meksikanë ka hasur kritika të shumta nga përdorues të rrjeteve sociale.
Madje këta të fundit, kanë nisur të tallen me kaskën e prodhuar në Meksikë.