Meksikë – Pamjet me dron të pasojave shkatërrimtare të tërmetit
Këto janë pamjet me dron të pasojave shkatërrimtare të tërmetit 7.1 ballë në Meksikë.
Tërmeti i fuqishëm goditi qytetin pasditen e së martës (19 shtator) dhe deri tani bilanci i viktimave është 248 viktima.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha duke shkatërruar të paktën 44 ndërtesa përfshirë shtëpi, shkolla dhe ndërtesa të zyrave, sipas presidentit Enrique Pena Nieto.
Midis viktimave janë edhe 21 fëmijë, që mbetën të vdekur pas shembjes së një shkolle në jug të qytetit. Trupat e tyre janë gjetur, por ende janë në kërkim 30 fëmijë të tjerë dhe tetë të rritur.
KOHA JONË SONDAZH

