Melanie ende e “zemëruar” me Trumpin, ja momenti kur refuzon t’i japë dorën në Itali (VIDEO)
Çifti Trump vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes përsëri për të njejtën çështje, për dhënien e dorës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Zonja e Parë po dilnin nga aeroplani presidencial Air Force One, ku Trump u refuzua sërish nga bashkëshortja, kur sapo Trump tentoi t’i kapë dorën.
Sikurse e shihni edhe në video, çifti qëndron para shkallëve të aeroplanit dhe Trump mundohet t’i kapë dorën Melanias, por ajo e refuzon atë.
Kjo nuk është hera e parë që Melania refuzon t’i japë dorën presidentit amerikan, pasi një ditë më parë gjatë vizitës zyrtare në Izrael dhe Arabinë Saudite, ajo e kishte goditur në dorë në momentin Trump tentoi t’i kapë dorën.
KOHA JONË SONDAZH

