Melburni kalon Sidnejin si qyteti më i madh i Australisë

Melburni ka kaluar Sidnejin si qyteti më i populluar i Australisë, për herë të parë që nga shekulli i 19-të.

Sidneji e ka mbajtur këtë titull për më shumë se 100 vjet.

Por, me rritjen e shpejtë të popullsisë në periferi të Melburnit, kufijtë e qytetit janë zgjeruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shifrat e fundit të Qeverisë australiane tregojnë se popullsia e Melburnit përbëhet prej 4.875.400 banorësh – 18.700 më shumë se ajo e Sidnejit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rritja e shpejtë e Mellburnit lidhet kryesisht me migrimin ndërkombëtar, tha për BBC-në demografja e Universitetit Kombëtar Australian, Liz Allen.

Ndryshe nga Sidneji, Mellburni e mirëpret diversitetin, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Mellburni mban titullin e qytetit më të madh të Australisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?