Meloni: Ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj Putinit një gjë e mirë, vijojmë mbështetjen për Ukrainën

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në komentet për shtypin pas takimit të saj me kancelarin austriak Christian Stocker në Palazzo Chigi foli edhe kritikat e Trump ndaj Putinit.

“Vazhdojmë të mos shohim përparim nga pala ruse: Rusia vazhdon të shënjestrojë civilët me sulme gjithnjë e më brutale, duke demonstruar se sa pak është Moska e përkushtuar për të ndërtuar paqen që të gjithë kërkojmë, pavarësisht dëshirës së administratës Trump për dialog, të cilën Putini ka vendosur të mos e përqafojë. Ne shohim një ndryshim qëndrimi nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe e mirëpresim atë”, u shpreh Meloni.

Meloni siguroi mbështetje për Ukrainën: “Nga njëra anë, ne duhet të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën në mënyrë që ajo të mund të mbrohet- dhe, në të njëjtën kohë, – të rrisim presionin ndaj Rusisë. Siç e dini, Ukraina e ka pranuar vazhdimisht armëpushimin pa kushte dhe ka siguruar gatishmërinë e saj për t’u ulur në tryezën e negociatave, ndërsa ne vazhdojmë të mos shohim përparim nga ana tjetër.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?