Merkel-Biden diskutojnë për gazjellësin rus drejt Europës: Nuk do lejohet ta ”përdorë si armë”
Në takimin e djeshëm mes presidentit të SHBA-së Joe Biden me kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë, u fol ndër të tjera edhe për gazsjellësin Rusi-Europë. Dy liderët pohuan se nuk do ta lejojnë Rusinë që ”ta përdorë energjinë si armë”.
Dy udhëheqësit diskutuan mbi qëndrimet lidhur me gazjellësin Nord Stream 2. “Personalisht më duhet t’u them se do të më mungoni gjatë samiteve tona”, i tha Biden kancelares Merkel. Kurse kancelarja e cila kishte një marrëdhënie mjaft të vështirë me ish-presidentin Trump, tregoi lehtësi dhe familjaritet në komunikimin me Joe Biden.
SHBA-ja ka argumentuar prej kohësh se projekti ”Nord Stream 2” do të kërcënojë sigurinë energjetike europiane, duke rritur varësinë e kontinentit nga gazi rus dhe duke i mundësuar po ashtu Rusisë që të ushtrojë një presion politik mbi vendet e dobëta të Europës Lindore dhe Qendrore, veçanërisht Ukrainës.