Merkel kërkon ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se dëshiron t’iu japë fund bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian.

Në një debat televizv me rivalin politik, Martin Schulz, Merkel tha se “është e qartë se Turqia nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së”.

Ajo tha se do të bisedojë me liderët e tjerë europianë për të vendosur nëse mund t’iu jepet fund bisedimeve të anëtarësimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk e shoh Turqinë anëtare; nuk kam besuar kurrë se kjo mund të ndodhë”, tha Merkel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tensionet midis Berlinit dhe Ankarasë kanë nisur të përkeqësohen pasi Gjermania ka kritikuar fuqishëm presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për shtypjen e disidentëve, pas përpjekjes për grushtshtet kundër qeverisë së tij, vitin e kaluar.

Së paku 12 shtetas gjermanë po ashtu janë në paraburgim në Turqi, nën akuza politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?