Merkel, Macron dhe Johnson apel Iranit: Zbato marrëveshjen e 2015 për armët bërthamore!

Liderët e Gjermanisë,Francës dhe Britanisë i kanë kërkuar Iranit që të kthehet të zbatojë plotësisht marrëveshjen për armët bërthamore të vitit 2015, pas njoftimit të Teheranit që nuk do të respektojë më kufizimet në pasurimin e uraniumit.

“I kërkojmë Iranit që të tërheqë të gjith masat që nuk janë në linjë me marrëveshjen për bërthamorët” shkruhet në deklaratën e përbashkët të kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Emmanuel Macron dhe të kryeministrit Boris Johnson.

Tensioni është i lartë. Irani njofton se do t’i përgjigjet ashpër SHBA-ve për vrasjen e gjeneralit Soleimani. Ndërkohë, NATO ka thirrur një samit urgjent.

Swiss Digital Desktop Reklama

SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?