Merkel: Marrëdhëniet Turqi-Gjermani janë goditur rëndë, referendumi nuk u mbajt në kushte të drejta
Marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë janë goditur rëndë nga veprimet e Qeverisë së presidentit turk, Recep Tayyip Erdoan, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Zhvillimet gjatë javëve të kaluara kanë goditur rëndë lidhjet Gjermani-Turqi, ashtu si edhe ato BE-Turqi”, tha Merkel para Parlamentit gjerman. Merkel shprehu shqetësimin se referendumi i 16 prillit në Turqi, për rritjen e pushtetit të Erdoganit, nuk është mbajtur në kushte të drejta. Por, ajo shtoi se nuk është as në interesin e Evropës, as të Turqisë që të largohen nga njëra-tjetra.
“Do të punojmë drejt rikthimit të dialogut”, tha Merkel.
Ajo përmendi edhe arrestimin në Ankara të korrespondentit të një gazete gjermane, Deniz Yucel, dhe tha se një veprim i tillë “nuk është në pajtim me një shtet kushtetues”. Marrëdhëniet Gjermani-Turqi janë përkeqësuar pas përpjekjes për grushtit te shtetit në Turqi, korrikun e kaluar, dhe goditjes së mëvonshme të autoriteteve turke mbi komplotistët e supozuar.
KOHA JONË SONDAZH

