Merkel: Mund të preken 70% e gjermanëve, kufijtë nuk mbyllen
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se virusi mund të infektojë edhe 70% të popullsisë së Gjermanisë, nëse përhapja vazhdon me këtë ritëm e nëse vazhdon të mos ekzistojë një vaksinë.
Megjithatë, ajo kritikoi Austrinë që vendosi të mos lejojë në territorin e saj asnjë person që vjen nga Italia pa një certifikatë shëndetësore ku të vërtetohet që s’ka coronavirus. Italisë ia ka mbyllur kufijtë edhe Sllovenia, një veprim që u kritikua nga Presidenti francez, Emanuel Macron.
Coronavirusi vijon të përhapet në shtete të reja, duke shënuar të infektuarin e parë në Turqi dhe një vdekje në Shqipëri. Ukraina, Spanja dhe Polonia mbyllën shkollat për dy javë, ndërkohë që një nga drejtuesit kryesorë të partisë së djathtë në Spanjë është infektuar me coronavirus pas një mitingu politik.