Merkel, porosi për ligjvënësit gjermanë: Duhet të ndihmojmë shtetet e tjera të BE, që të rimëkëmben

“Gjermania duhet të ndihmojë fqinjët e saj të Bashkimit Evropian të ringjallin ekonomitë e tyre pas krizës së koronavirusit”, kështu ka thënë kancelarja Angela Merkel në një takim me ligjvënës nga blloku i saj konservator.

Është thelbësore për Gjermaninë, si një vend eksporti, që partnerët e saj në BE të rikuperojnë ekonomitë ë tyre, u tha Merkel ligjvënësve, me qëllim konsultimet për një program rindërtimi të BE-së, shkruan “Reuters”.

Gjermania ka qenë vendi më i suksesshëm i Evropës në frenimin e përhapjes së virusit, pjesërisht falë testimit masiv, i cili ka sjellë një rihapje të pjesshme të ekonomisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është në interes të askujt që vetëm Gjermania të jetë e fortë pas krizës, i tha Merkel ligjvënësve gjatë takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kancelarja ishte në një mendim me Ralph Brinkhaus, drejtuesin e bllokut parlamentar konservator të CDU / CSU, se Gjermania do të duhet të transferojë më shumë parash në Bruksel dhe Bundestagu do përfshihej në dhënien e ndihmave financiare.

Më parë, Brinkhaus tha që Gjermania do ndihmojë partnerët e saj në BE, por duhej të dijë se sa miliarda do të përdorë. Komisioni Evropian pritet të paraqesë propozimet e rishikuara të buxhetit javën e ardhshme.

Burimet e koalicionit thanë se zyrtarët planifikojnë të lehtësojnë kontrollet në kufijtë gjermanë, që ishin të parët që u mbyllën në përgjigje të pandemisë, por ato nuk do të hapen plotësisht deri në 15 maj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?