Merkel – Putin bisedë telefonike për konfliktin në Ukrainën Lindore

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë të enjtes. Tema kryesore e diskutuar mes liderëve ka qenë konflikti në Ukrainën Lindore, teksa Berlini dhe Moska konfirmuan se palët kanë rënë dakord për një plan për rikthimin e vëzhguesve rusë të armëpushimit në zonën e konfliktuar.

Kryengritja në Ukrainë është pasuar nga 10 marrëveshje armëpushimi që prej prillit 2014, por Kievi edhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për prishje të akordeve. Armëpushimi i fundit hyri në fuqi në gusht dhe zyrtarët rusë nga Qendra e Përbashkët për Kontroll dhe Koordinim në Ukrainë kanë qenë pjesë e skuadrës për ruajtjen e paqes. Sidoqoftë, Moska tërhoqi stafin duke deklaruar se homologët ukrainas po pengonin punën e tyre.

Ka qenë pikërisht kjo arsyeja përse Merkel ka kërkuar këtë telefonatë me Putin, me qëllim zgjidhjen e situatës. Në një deklaratë të qeverisë gjermane lidhur me këtë shkëmbim mes palëve, kancelarja Merkel theksoi se funksionimi i Qendrës së Përbashkët të Kontrollit dhe Koordinimit duhet mbrojtur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?