Merkel refuzon kërkesën e Greqisë për embargo armësh ndaj Turqisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel hodhi poshtë sot kërkesën e Greqisë për të vendosur një embargo armësh të BE-së ndaj Turqisë, duke nënvizuar angazhimet strategjike të Berlinit brenda aleancës së NATO-s.

“Çështjet në lidhje me eksportet dhe dërgesat e armëve duhet të diskutohen brenda aleancës së NATO-s”, tha ajo, duke shtuar se shumica e anëtarëve të BE-së ishin gjithashtu anëtarë të aleancës së mbrojtjes.

Gjatë diskutimit të djeshëm, një shumicë e udhëheqësve europianë kundërshtuan një embargo armësh ose sanksione të rrepta ekonomike duke zgjedhur në vend të tyre një përqasje më të butë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Merkel tha se do të vazhdojnë diskutimin e tyre mbi Turqinë në javët e ardhshme dhe se qeveria e saj do të presë një raport nga kreu i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në lidhje me marrëdhëniet Turqi-BE përpara se të bëjë ndonjë vlerësim të mëtejshëm të çështjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?