Merkel: S’mund t’i japim azil kujtdo që kërkon punësim

Nuk mund të jepet azil, thjesht se në Gjermani ka shans për punësim.

Kështu është shprehur kancelarja Angela Merkel, gjatë një interviste të dhënë për ZDF, teksa ka folur për azilantët e shumtë që kanë mësyrë vendin e saj muajt e fundit.

“Nuk mund t’i japim azil çdokujt që beson se këtu ka një shans për punësim. Ankthi i ekonomisë nuk është arsye për azil”, tha ajo.

Duke shtuar se “vendet e Ballkanit duhet të bashkohen në BE, nuk ka persekutim politik”.

“Askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota, në të kundërt nuk mund të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë”, vijoi ajo.

Duke përfunduar se “duhet të kemi një klasifikim të përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës”. Kjo, pasi në Gjermani ka debate nëse Bosnja dhe Hercevogina, Serbia dhe Shqipëria duhet të klasifikohen si vende të tilla.

SHKARKO APP