Merkel takim me Putin më 11 janar

Më 11 janar kancelarja gjermane Angela Merkel do të takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Lajmi u bë i ditur nga Kremlini zyrtar, ndërsa mësohet se ka qenë Putin ai që ka ftuar kancelaren.

Shërbimi për media i Putinit tha se ky i fundit dhe Merkel do të diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme, e cila është thelluar pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga ushtria amerikane. Ky sulm solli edhe përplasjet dhe tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit.

Kremlini tha se dy liderët do të bisedojnë edhe për situatën në Siri, Libi dhe Ukrainë. Zyra e Merkelit po ashtu konfirmoi se kancelarja gjermane planifikon të vizitojë Rusinë më 11 janar dhe të takojë Putinin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, tha se Merkel do të diskutojë; “çështjet aktuale ndërkombëtare” me Putinin. Ato përfshijnë: Sirinë, Libinë, Iranin, Irakun dhe Ukrainën. Seibert shtoi se Rusia “është një anëtare e rëndësishme në skenën botërore” dhe se “është e pashmangshme kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflikteve në botë”. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, do ta shoqërojë Merkelin në Moskë, tha po ashtu Seibert.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?