Merkel: Të mos përsëritet kriza e refugjatëve e vitit 2015
Kancelarja gjermane, Angela Merkel është e vendosur që të parandalojë përsëritjen e krizës europiane të refugjatëve, e cila arriti kulmin në vitin 2015.
“2020-a nuk është 2015-a”, tha Merkel në një forum ekonomik, në Berlin, ku mori pjesë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, vendi i të cilit po përballet me një fluks të madh migrantësh, pas hapjes nga Turqia të kufirit të saj, më 29 shkurt.
Ajo i siguroi qytetarët se politikanët po përpiqen të gjejnë një zgjidhje të problemit dhe për ta vënë nën kontroll migracionin, një qëllim që deri tani është shmangur nga vendet e ndara anëtare të BE-së, shkruan Deutsche Welle.
Merkel i quajti veprimet e Turqisë si të papranueshme.