Merr një pagë prej 225 mijë eurosh gabimisht, arratiset shërbëtorja
Ndonjëherë realiteti shkon përtej imagjinatës, si në rastin e sherbetores së arratisur pasi pronaret i kishin kredituar një pagë prej 225,285 euro. Ngjarja ka ndodhur në Gjermani. Zonja e pastrimit 27-vjeçarja bullgare u kthyer në vendin e saj pa i kthyer leket. Lidhur me këtë rast, është mbajtur seanca gjyqësore në Gjykatë ku e reja nuk ka marrë pjesë. Çeshtja ka vazhduar për më shumë se një vit. Në qershor 2018, gruaja mori gabimisht një pagë prej 225,285 euro në vend të pages së reale qe kishte 340 euro në muaj.
E reja, tashmë është sanksionuar me gjobë prej 1,200 euro.
Megjithatë në pritje të një seance të re, rreth 100,000 euro u zhduken nga llogaria aktuale e vajzës, të avulluara përmes një seri operacionesh që ishin të vështira për tu gjurmuar.
Burimi: Il Messaggero.it
/M.Noka-Koha Jone/