Merret vendimi, kur do nisë vaksinimi kundër koronavirusit në Gjermani
Gjermania ka vendosur afatin se kur do të nisë vaksinimi ndaj COVID. Shefi i stafit të Angela Merkel ka bërë të ditur se vaksinimi kundër koronavirusit pritet të fillojë në ditët e para të vitit të ardhshëm.
Autoritetet e BE do të marrin vendimin për miratimin e vaksinës së parë për përdorim, para vitit të Ri, ndërsa vaksinimi pritet të nisë ditët e para të janarit.
Gjermania është duke përgatitur tashmë qendrat e vaksinimit, ndërsa Helge Braun, shefi i stafit të Merkel, ka thënë për gazetën Bild se është i gatshëm t’i ndihmojë autoritetet mjekësore.
Braun tha se ai dhe kancelarja Merkel do të vaksinohet “kur t’i vijë radha”.
Gjermania ka njohur një rritje të frikshme të rasteve me COVID ditët e fundit, ku raportohet për 40% më shumë infeksione se në pranverë.