Mes kritikave, Joe Biden viziton Arabinë Saudite
Presidenti amerikan, Joe Biden ka mbërritur në Bregun Perëndimor, ku u prit nga lideri palestinez Mahmud Abass. Biden nuk ka plan për rinisjen e bisedimeve të paqes mes Izraelit dhe Palestinës.
Presidenti do të theksojë mbështetjen per zgjidhjen e dy shteteve dhe do të prezantojë një paketë ndihmash ekonomike për Palestinën. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të takohet me udhëheqësin de fakto të Arabisë Saudite, princin e kurorës, Muhamed Bin Salman dhe babain e tij, mbretin Salman.
Dy vite më parë, Biden ishte zotuar të izolonte Arabinë Saudite, pas vrasjes së gazetari disident, Jamal Khashoggi, nga agjentë sauditë. Princi e mohon përfshirjen, por inteligjenca amerikane arriti në përfundimin se vrasja kishte ndodhur me pëlqimin e tij.