Mesatarisht nga 150 deri 160 persona në vit i humbin jetët në aksidente

Mesatarisht nga 150 deri 160 persona në vit i humbin jetët në aksidente. Edhe pse këtë vit në nivel shtetëror pritet ulje e caktuar e numrit të të vdekurve në aksidente, megjithatë Këshilli republikan për siguri të trafikut në rrugë, sigurinë e trafikut nuk e kanë arritur nivelin e nevojshëm dhe të dëshiruar.

Statistika tregon se në vitin 2018 në vend kanë humbur jetën 133 persona.

Vetëm këtë vit kanë ndodhur disa aksidente me numër të madh të të vdekurve dhe të lënduarve që sipas kryetares së KRSTRR, Gordana Kozhuvarovska, e bën situatën akoma më të keqe.

“Vitin e ardhshëm, para të gjithë neve si pjesëmarrës në trafik, por edhe si institucion kompetent kanë dalë sfida serioze, të cilat besoj se do të arrijmë t’i tejkalojmë”, theksoi Kozhuvarovska në takimin e sotëm me mediat.

KRSTRR tradicionalisht sot u dorëzoi mirënjohje pjesës më të madhe të mediave pa të cilat, siç tha Kozhuvarovska, nuk do të mundet të ngrihet ndërgjegjja publike për siguri më të madhe në trafik.

Në nivel botëror, sipas statistikës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, brenda një viti në aksidente e humbin jetën rreth 1,3 milionë persona, ndërsa rreth 50 milionë janë lënduar.

SHKARKO APP