Mesazhi i kryeministrit Conte për italianët: Nis faza e dytë, ja çfarë na pret
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, u bëri apel italianëve që të tregohen të përgjegjshëm me nisjen e fazës së dytë në vend, pasi do t;u duhet që të bashkëjetojnë me COVID-19. Nga nesër mbi katër milionë italianë do të kthehen në punë, do të lëvizin me transport publik, ndërkohë që shumë kompani dhe fabrika do të rifillojnë punën.
”Dhe do të ketë shumë më tepër mundësi për infeksione të mundshme, që ne mund ta shmangim vetëm falë një ndjenje edhe më të madhe përgjegjësie. Si asnjëherë më parë, e ardhmja e vendit do të jetë në duart tona. Sa më të kujdesshëm të jemi, aq më shpejt do të jemi në gjendje të rimarrim hapësirat e tjera të lirisë. Ne nuk e humbim atë që kemi fituar… ne duhet të jemi të kujdesshëm”, shkroi Conte në Facebook.
“Ne të gjithë do të duhet të ndryshojmë marshin e vendit. Me maturi, unë jam i vendosur të vazhdoj, por pa rrezikuar ndalimin e motorit. Nuk ka recetë të duhur për të garantuar rifillimin, pa menduar para së gjithash për shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve. Së bashku do t’ia dalim. Nesër do të fillojë faza e dytë e urgjencës, ajo e bashkëjetesës me virusin. Do të jetë një faqe e re që të gjithë do të duhet të shkruajmë së bashku, me besim dhe përgjegjësi”, thekson ai.
Kryeministri shtoi se qytetarët do të kenë nevojë për bashkëpunim, sens qytetar dhe respekt për rregullat.
“ Gjithmonë do të na duhet të mbajmë lart vëmendjen, të ruajmë distancën ndërnjerëzore, të veshim maskën kur dhe ku është e nevojshme, të lajmë duart shpesh dhe me kujdes. Ne nuk e prishim atë që kemi fituar për 50 ditë”.