Meshkujt duhet të mbajnë mjekër që të mos duken si femra
Një predikues turk mendon se burrat pa mjekra duken si femra dhe se ata duhen të rrisin mjekrën për të shmangur çdo konfuzion. Murat Bayaral tha për programin televiziv fetar Fatih Medreseleri: Burrat duhet të rrisin mjekrën Mjekra është një nga dy pjesët e trupit që ndajnë burrat nga gratë. Për shembull, nëse shikoni një burrë ne flokë të gjata nga larg, mund të mendoni se është grua nëse nuk ka mjekër. Sepse sot gratë dhe burrat vishen në mëyra të ngjashme. Allahu e ndalon, ju mund të zotëroheni nga mendime të pahijshme”. Deklaratat kanë goditur titujt në të gjithë botën dhe tërhoqën një reagim masiv. Magdalena Kirchner, e cila është anëtare e Qendrës së Politikave të Stambollit, tha se shpërthimet si të Bayaral nuk janë të rralla. “Debatet turke mbi devotshmërinë dhe modestinë përsëriten shpesh”, tha ajo për Newsweek.
KOHA JONË SONDAZH

