Mësimdhënia në distancë, sjell vështirësi për nxënësit

Rritja e numrit të të prekurëve nga Covid-19 ka detyruar shumë shkolla në Europë të mbyllen dhe të zhvendosen në platforma online. Spanja është një prej këtyre shembujve, ku shumë studentë po hasen me vështirësi të ndryshme.

“Ndonjëherë ka ushtrime në matematikë që nuk i kupton se si bëhen ose ti mendon se mund të bëhen në një mënyrë të caktuar, sepse ashtu është në libër dhe ti ashtu e kupton. Del që është e gabuar, pra ti je duke bërë çdo gjë gabim. Kur shkon më pas në klasë kupton që e gjithë puna që ke bërë një ditë më parë ka qenë e kotë”, tregon Irene Gonzales, studente. Mësimdhënia në distancë paraqet shumë vështirësi, pasi ndonjëherë pajisjet teknologjike nuk funksionojnë si duhet.

”Nuk është e mundur që të kemi kamera në të gjitha klasat. Ndonjëherë mikrofonat apo altoparlantët nuk punojnë. Studentët në shtëpi kanë të njëjtat të drejta të ndjekin mësimin, ashtu sikurse ata në janë në shkollë”,-thonë familjarët e Irene.

Familjarët janë të shqetësuar për ecurinë e fëmijëve të tyre në kushte të tilla mësimdhënieje. Që në fillim të këtij viti, 169 shkolla në Spanjë janë detyruar të mbyllen dhe 1 e treta nuk janë hapur akoma. Të paktën 11.000 klasa janë mbyllur dhe më shumë se gjysma nuk i janë rikthyer normalitetit.

SHKARKO APP