Mësimi online dëmton shëndetin mendor të fëmijëve
Mësimi online paraqet më shumë rreziqe për shëndetin mendor dhe mirëqënien e fëmijëve dhe prindërve sesa të mësuarit normalisht, sipas një studimi të botuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollon dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
CDC thotë se prindërit, fëmijët e të cilëve ndoqën shkollën online, ose bënë një kombinim mes të mësuarit në shkolla dhe të mësuarit online, kishin më shumë të ngjarë të raportonin rritje të rrezikut nga 11 në 17 në treguesit e mirëqënies së fëmijëve dhe prindërve.
Studiuesit panë përgjigjet e një sondazhi nga tetori dhe nëntori i vitit 2020, nga 1290 prindër me fëmijë të moshës 5-12 vjeç. Pothuajse 25% e prindërve raportuan përkeqësim të shëndetit mendor ose emocional te fëmijët e tyre. Ata gjithashtu raportuan se fëmijët e tyre ishin më pak aktivë fizikisht dhe kalonin më pak kohë jashtë dhe kaluan më pak kohë me miqtë.
“Dallimi është si nata me ditën, veçanërisht për fëmijët e mi. E normalizuam këtë mënyrë të të mësuari, por s’ka asgjë normale në të”, shprehet Stephanie Kokinos, nënë e dy fëmijëve.