Meteorologët grekë: Do përballemi me reshjet më të mëdha që kemi pasur ndonjëherë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi këtë të martë Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, për masat që do të merren për të përballuar motin e keq “Daniel”.

Vlerësohet se ky është shiu më i madh që vendi ka parë ndonjëherë, madje me shumë sesa ajo që ra me stuhinë ‘Ianos’.

“Është fenomeni më ekstrem që ka ndodhur në rajon për sa i përket sasisë së shiut në një periudhë 24-orëshe. Zakonisht fenomene të tilla ndodhin në tetor dhe nëntor”, theksuan meteorologët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?