MIANMAR – Zhduket një avion me të paktën 106 persona në bord

Mbetjet e një avioni ushtarak që transportonte mbi 100 persona, ku shumica ishin gra dhe fëmijë nga familjet e ushtarakëve, u gjetën në det disa orë pas zhdukjes nga radarët.

“Kemi gjetur në det pjesë të avionit, 218 kilometra larg qytetit të Dauei”, deklaroi Naing Lin Zaw, përgjegjës i forcave ajrore.

“Komunikimi u shkëput papritur rreth orës 13:35 (7:05 GMT)”, njoftoi më herët gjenerali Min Aung Hlaing.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjenerali theksoi gjithashtu se kishte 106 ushtarë dhe anëtarë të familjeve të tyre si dhe 14 anëtarë të akuipazhit në avionin tip Y-8F-200 të prodhimit kinez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër një burim pranë aeroportit fliste për 116 persona në bord.

“Operacione kërkimi dhe shpëtimi janë duke u zhvilluar, me mbështetjen e avionëve dhe të anijeve ushtarake”, shtoi shefi i ushtrisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?