Michigan, gjyqtarja hedh poshtë padinë e fushatës së Presidentit Trump
Një gjyqtare në Michigan refuzoi të pranonte një padi gjyqësore të ngritur nga fushata e Presidentit Donald Trump, që synonte ndalimin e numërimit të votave në këtë shtet “fushëbetejë”.
Mediat kanë parashikues kandidatin demokrat Joe Biden si fitues në Michigan, një shtet të cilin republikani Trump e fitoi në vitin 2016.
Gjyqtarja e Gjykatës së Ankimimit në Michigan, Cynthia Stephens e mori vendimin gjatë një seance të enjten, raporton VOA.
Zyrtarët e fushatës së Donald Trump thanë se e kishin ngritur padinë për të ndalur numërimin në Michigan dhe për të patur qasje më të madhe në procesin e numërimit.