Michigan paralajmëron votuesit: Kujdes nga aktorët e huaj
Sekretarja e Shtetit në Michigan, Jocelyn Benson thotë se ka aktorë të huaj të këqij që do të përpiqen të shpërqendrojnë nga procesi i sigurt zgjedhor, duke thënë gjithashtu se zyrtarët nuk kanë parë asnjë provë ndërhyrjeje.
”Mos u dorëzoni”, tha Benson në një konferencë shtypi të martën. ”Ne e dimë se ata do të përdorin të gjitha llojet e dezinformatave dhe taktikave të tjera sot dhe në ditët në vijim për të krijuar kaos, konfuzion, frikë dhe mbjellin farat e dyshimit për atë që është një proces zgjedhor shumë i qartë, transparent dhe i sigurt”.
Benson tha se zyra e saj nuk ka parë ende asgjë që po i pengon njerëzit të votojnë dhe siguroi votuesit se një ekip i fuqishëm i përbërë nga 100 persona të shpërndarë në të gjithë shtetin po punon për të verifikuar ndonjë problem. ”Ne jemi duke monitoruar gjithçka që postohet në internet, ne në fakt shkojmë fizikisht në ato vende dhe shohim se çfarë po ndodh”,-tha Benson.