Mijëra myslimanë konvertohen në të krishterë në Gjermani, ja shifrat
Mijëra refugjatë në Gjermani janë konvertuar nga feja islame në atë të krishterë, megjithëse konvertimi përbën një rrezik për besimtarët myslimanë. Kishat e pavarura pagëzojnë mjaft prej tyre, shkruan Deutsche Welle.
Ai ka pagëzuar më shumë se 1200 refugjatë. Gottfried Martens është pastor i Kishës së Shën Triadhës, një Kishë e Pavarur evangjeliste-luterane në Berlin-Steglitz.
Në fillim erdhën dy refugjatë nga Irani, që në vitin 2008 vizituan kishën e tij bashkë me një të njohur të tyre që donte të pagëzohej, rrëfen ai. Vitet e mëvonshme erdhën shumë refugjatë të tjerë me dëshirën për ndërrimin e fesë. Sot në kishën e tij qindra besimtarë ndjekin meshën në gjuhën gjermane dhe persisht.
Të konvertuarit janë iranianë dhe afganë të besimit islam. Disa prej tyre janë refugjatë që sapo kanë ardhur e që janë ftuar nga të krishterë të tjerë në Gjermani, por ka “edhe shumë që kanë pasur kontakt më parë me fenë e krishterë, në komunitetet e tyre në Iran, apo edhe gjatë rrugës për të ardhur në Europë”, thotë Martens.
“Duhet madje të ndërronim vend, sepse nuk mjaftonte hapësira e këtushme”, thotë ai për Deutsche Wellen. “Dyndja më e madhe ka ardhur pas mbylljes së itinerarit ballkanik, në të ashtuquajturën krizën e refugjatëve në vitin 2015 e 2016. Asokohe kemi pasur deri në 250 vetë në kurset përgatitore të Kishës së Trinitetit”, thotë pastori.
KOHA JONË SONDAZH

