Mijëra myslimanë mbushin xhaminë e shenjtë të Mekës (FOTO)
Dhjetra mijëra besimtarë myslimanë, mbushën dje Xhaminë e Madhe të Mekës për natën e 27 të muajit të Ramazanit. Pamjet impresionuese tregonin besimtarët që luteshin dhe ecnin rrotull Kabës në qendër të saj.
Umrah njihet në arabisht si ”Laylat Al Qadr”, konsiderohet si nga mbrëmjet më të shenjta të kalendarit islamik. Kjo shënon kohën kur muslimanët besojnë se libri i shenjtë i Kuranit u zbrit nga qielli në tokë, dhe kur rreshtat e tij iu treguan botës nga profeti Muhamed.
Lutjet e muajit të Ramazanit atje janë penguar nga ritualet e ceremonisë hebreje të Ringjalljes, që kryhet gjithashtu në xhaminë Al Aksa, e njohur nga Hebrejtë si Mali i Tempullit, në prezencë të madhe të ushtrisë së policisë izraelite.
Agjërimi i muajit të Ramazanit është një nga pesë shtyllat kryesore të fesë islame, bashkë me katër të tjerat që janë besimi, lutja, bamirësia dhe pelegrinazhi.