Mijëra njerëz të bllokuar në qytetin bregdetar të Australisë prej zjarreve vigane

Mijëra turistë dhe banorë në një qytet bregdetar të Australisë u mblodhën rreth e rrotull ndërtesave publike ose u llapashitën në ujë të martën ndërkohë që sirenat e zhurmshme të urgjencave paralajmëronin një vatër tjetër të egër.

Me qytetarin bregdetar Mallacoota të rrethuar nga zjarret dhe rrugët kryesore brenda dhe jashtë qytetit të bllokuara, banorët dhe pushuesit u detyruan të mblidhen në palestrën e zonës ose të futeshin në jë, ndërkohë që shkëndijat e zjarrit dhe copa thëngjijsh kishin përfshirë gjithë qytetin.

Robert Phillips, bashkëpronar i supermarketit të Mallacoota, i tha Reuters se ai po strehonte rreth 45 persona në dyqanin e tij, ndërsa të tjerë ishin drejtuar në skelën kryesore të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka zjarre në të gjithë vendin…” i tha Phillips Reuters nëpërmjet telefonit. “Ka shumë fëmijë që nuk mund të marrin dot frymë siç duhet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?