Mijëra qytetarë protestojnë në Barcelonë, më 11 nëntor paralajmërojnë manifestim masiv

Mijëra persona dolën në sheshin para parlamentit të Katalonjës në Barcelonë mbrëmjen e së premtes për të protestuar kundër vendimeve të Spanjës.

Në manifestim dëgjoheshin thirrje për liri. Qëllimi i protestës ishte kërkimi i lirimit të menjëhershëm të 8 ministrave të qeverisë së shkarkuar të Katalonjës.

Ndërkohë, organizatorët bënë me dije se do të zhvillojnë një protestë masive në Barcelonë me 11 nëntor në mbështetje të ish-qeverisë që shpalli pavarësinë nga Spanja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë një gjykatë spanjolle ka lëshuar një mandatarresti europian (EAW) për udhëheqësin e shkarkuar të Katalonjës, Carles Puigdemont, si dhe 4 prej aleatëve të tij që udhëtuan me të në Belgjikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?