Mijëra zogj të braktisur ngordhin në aeroportin e Madridit, hëngrën njëri-tjetrin në kuti kartoni (FOTO)

Rreth 23,000 zogj të vegjël ngordhën pasi u braktisën në tranzit në aeroportin ndërkombëtar të Barajas në Madrid.

Zogjtë, të cilët ishin vetëm disa ditësh, ishin lënë jashtë në kuti kartoni për tre ditë pa ushqim dhe ujë, sipas një njoftimi për shtyp nga Policia Kombëtare e Spanjës botuar të kërkurën.

Në total ishin 26,000 zogj, 6,000 prej të cilëve kishin ngordhur kur mbërritën oficerët.

Të mbijetuarit vuanin nga hipotermia dhe po përpiqeshin të mbijetonin duke ngrënë eshtrat e zogjve të ngordhur.

“Zogjtë po transportoheshin në kuti kartoni të cilat u thyen pasi u lagën në shi, duke e bërë dërgimin e tyre “të parealizueshme”, sipas policisë.

Policia nuk tha se ku po transportoheshin.

Oficerët kontaktuan dy organizata për mbrojtjen e kafshëve, të cilët dërguan personel për të shpëtuar të mbijetuarit.

Rreth 3200 të mbijetuar u shpërndanë në shtëpi të reja në grupe.

Policia tha se kompania e cila drejton aeroportin kishte kontaktuar kompaninë që transportonte zogjtë, por ajo refuzoi të marrë përgjegjësinë për ta dhe i la të braktisur në terminalin e ngarkesave.

Hetimet vazhdojnë dhe policia tha se përgjegjësit për këtë ngjarje mund të akuzohen për mizori ndaj kafshëve.

SHKARKO APP