Mike Pence, vizitë të panjoftuar në Irak, ja me kë u takua

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, bëri një vizitë të panjoftuar për t’u takuar me trupat amerikane në Irak.

Pasi zbriti në bazën ajrore Al-Asad në Irakun perëndimor, zoti Pence, i shoqëruar nga bashkëshortja Karen Pence, u takua me anëtarët e shërbimit amerikan të cilët janë të stacionuar atje, vetëm disa ditë para festës së Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara.

Pence u takua gjithashtu, presidentin e rajonit të Kurdistanit në Irak, Nechirvan Barzanî.

Takimi ishte një përpjekje e dukshme për të siguruar kurdët irakianë për mbështetjen e amerikane pasi vendimi i Presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave nga Siria veriore solli kritika se Uashingtoni kishte tradhtuar aleatët e tij kurdë atje.

Pence dhe bashkëshortja e tij darkuan me trupat amerikane, duke shijuar një vakt tradicional të ditës së Falënderimeve.

Nënpresidenti gjithashtu mori informacione të klasifikuar nga ushtria amerikane dhe foli përmes telefonit me kryeministrin e Irakut Adel Abdul Mahdi.

Vizita e zotit Pence vjen mes protestave të dhunshme antiqeveritare që shpërthyen në tetor. Të premten, tre njerëz u vranë dhe më shumë se 24 u plagosën ndërsa forcat irakiane të sigurisë u përleshën me protestuesit në Bagdadin qendror.

/VOA

SHKARKO APP