Milano, 24 vjeçari shqiptar gjendet i plagosur me thikë në mes të rrugës
Një ngjarje e rëndë tronditi Milanon orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një 24 vjeçar me origjinë shqiptare u gjet i plagosur në mes të rrugës me shenja thikash në trup.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ngjarja ndodhi në Bresso në rrugën Marconi rreth orë 2:30.
24 vjeçari u transportua menjëherë në spital ku pas shumë orësh në operim, gjendja shëndetësore e tij është stabilizuar.
Nga hetimet paraprake të policisë, rezultoi se 24 vjeçari është një emër i njohur për policinë italiane.
Ai ishte në gjendje të dehur në momentin kur disa persona i bënë pritë dhe e plagosën dy herë, një në pjesën e gjoksit dhe një herë në pjesën e ijeve.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, teksa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj si dhe kapjen e autorëve.