Militantët djegin të gjallë 30 persona teksa flinin në makina
Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënë në Nigeri ku mbetën të vrarë 30 persona.
Disa persona të dyshuar si militantë islamik vranë 30 persona në një autostradë pranë qytezës Auno dhe rrëmbyen gra dhe fëmijë në rajonin veri lindor të Nigerisë.
Shumica e viktimave ishin udhëtarë të cilët u dogjën të gjallë teksa flinin në makinat e tyre.
Ishin autoritetet dhe mediet lokale të cilat konfirmuan ngjarjen makabër si dhe rrëmbimin e fëmijëve dhe grave.
Sulme të tilla në Nigeri vijojnë prej vitit 2009, ku raportohen 35 mijë viktima.