Një 40 vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit të tij duke përplasur këmbësorët në rrugë, pasi minifurgoni që po drejtonte shpërtheu në flakë.

Të paktën 18 persona mbetën të lënduar, përfshirë edhe drejtuesin e automjetit kur furgoni hypi mbi trotuar mëngjesin e së premtes në një kryqëzim në qendër të qytetit Shanghai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 9 tha policia e Shangait në një deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shoferi i minifrugonit është aktualisht në koma dhe ndërsa këmbësorët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Chen, një punonjës në një kompani të produkteve metalike në  Shanghai, po pinte duhan dhe ngiste njëkohësisht ndërsa po transportonte materiale të rrezikshme ilegalisht,”-tha policia.