Ministrat e NATO-s kundër agresionit rus në Ukrainë
30 anëtarët e NATO-s janë bashkuar kundër veprimit ushtarak rus në Ukrainë. “Ministrat e Jashtëm të të gjitha shteteve të NATO-s ritheksuan unitetin tonë në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës gjatë takimit të sotëm të jashtëzakonshëm”, tha misioni përmes një postimi në Twitter.
“Përpara takimit të Këshillit NATO-Rusi, ministrat theksuan nevojën për diplomaci, dialog dhe shtensionim të situatës”, u tha më tej në deklaratën e misionit. Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics komentoi në Twitter pas përfundimit të takimit.
Ministrat e Jashtëm mbajtën takimin virtual në mes të paralajmërimeve të Perëndimit pas grumbullimit të dhjetëra mijërave trupave ruse në kufi me Ukrainën, teksa presidenti rus, Vladimir Putin po kërkon garanci që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO.
Rreth 90,000 trupa ruse dhe pajisje janë pranë kufirit ukrainas. Moska vazhdimisht ka akuzuar SHBA-në për destabilizim në Detin e Zi dhe në rajonin përreth, duke thënë se vendosja e trupave ruse është çështje e brendshme e Rusisë.