Ministri flet pa doreza: Brukseli është një ”kurvë” që…

Pascal Smet, dëshiron të reformojë strukturat burokratike të shkatërruara në Belgjikë. Charles Michel, kryeministri i Belgjikës, sulmoi të premten Smetin, pasi ky i fundit e krahasoi qytetin e Brukselit me “një kurvë”. Michel tha se qyteti i Brukselit dhe njerëzit e saj “meritojnë më shumë respekt”.

Smet, ministër i lëvizjes dhe punëve publike të Brukselit, foli për Politico ku shpjegoi krahasim që ka hapur një debat. ”Unë e krahasoj Brukselin shumë shpesh me një prostitutë. Sepse është e bukur, është shumë e brishtë, por në të njëjtën kohë është shumë e shëmtuar. Është atraktive dhe në të njëjtën kohë jo tërheqëse. Është e bukur në shëmtinë e saj dhe e shëmtuar në bukurinë e saj”,-tha ai.

Nuk vonoi shumë dhe Smet kërkoi falje për komentet e tij, të bëra gjatë diskutimit të projektit ”Një Bruksel”, për të bashkuar qeverisjen me të gjithë qeveritë lokale dhe rajonale të vendit, për të cilat ai thotë se taksapaguesve mund tu shpëtohen 1 miliard euro. Pascal Smet dëshiron të reformojë strukturat burokratike të shkatërruara të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?