Ministri gjerman rrëzohet në skenë (Video)
Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë Peter Altmaier ra në skenë në “Samitin Digjital” në Dortmund, pas së cilës u shtrua në spital. Sipas mediave gjermane, pas fjalimit, ai ra nga skena me fytyrë.
Altmaier humbi shkallët kur dilte nga skena, siç tregojnë videot.
Mediat tregojnë se Altmaier mbeti pa ndjenja pas rrëzimit, transmeton KosovaPress.
Organizatorët e tubimit, pas këtij aksidenti, zbrazën sallën ku po zhvillohej ngjarja, dhe mjekët e ambulancës ekzaminuan ministrin dhe e transferuan në spital.
Altmayer thuhet se u dërgua në Qendrën Klinike në një gjendje të vetëdijshme, ku ai falënderoi mjekët për ndihmën e tyre.