Ministri i Drejtësisë jep dorëheqjen. Akuza: Genjeu parlamentin

Ministri holandez i drejtësisë ka dhënë dorëheqjen pas akuzave mbi një pagesë kompensimi në 2001, ndaj një të dënuari për trafik droge.

Ai akuzohet se nuk i kishte thënë të vërtetën parlamentit.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të arritur mes prokurorëve dhe një trafikanti droge, Cees Helman me vlerë 2 milionë euro

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti van de Steur është kritikuar lidhur me rolin e tij në përgjigjet që i ka dhënë parlamentit lidhur me cështjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Largimi i tij shihet si një goditje ndaj qeverisë së kryeministrit Mark Rutte. Partia e tij ka mbetur pas në sondazhet përpara zgjedhjeve të përgjithshme të marsit.

Zoti Ard van de Steur është anëtari i tretë i qeverisë së kryeministrit Rutte që heq dorë për shkak të një skandali.

Ai ka mohuar informacionet ndërsa është vënë dhe në shënjestër të partisë në opozitë, Partia e Lirisë,  e cila kryeson sondazhet.

Dorëheqja ndodh 7 javë nga zgjedhjet e përgjithshme në Holandë.

Edhe ish  ministri i Drejtësisë Ivo Opstelten dha dorëheqjen në 2015 për shkak të mashtrimit të parlamentit lidhur me një marrëveshje të 2001

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?