Ministri i jashtëm britanik: Rusia të mos ndërhyjë më në Europë

Ministri i jashtëm britanik, Boris Johnson i ka kërkuar Moskës zyrtare të mos ndërhyjë më në politikat e vendeve të Europës. Në një takim me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Moskë, Johnson është ndalur në tema delikate si aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe ndikimi destabilizues i Moskës në Ballkanin Perëndimor. “Gjërat mes nesh nuk janë të lehta për momentin, por ne nuk duhet të përcakohemi nga problemet që kemi,” u shpreh Johnson duke iu referuar edhe të tjera çështjeve të diskutuara mes palëve, si lufta në Siri, kriza koreano-veriore apo mbështetja e Rusisë për sulmet kibernetike dhe fushatat keqinformuese.

Por që në fillim të bisedimeve mes palëve, kreu i diplomacisë ruse Sergei Lavrov komentoi se marrëdhënia e tensionuar mes Moskës dhe Londrës nuk jane si pasojë e veprimeve të Rusisë. “Ju dhe kolegë të tjerë perëndimorë keni qasjen tuaj për ekzistencën e kësaj situate dhe preferoni t’i parashtroni publikisht këto arsye. Ne duam diskutim të drejtpërdrejtë lidhur me shqetësimet tona të përbashkëta,” u shpreh Lavrov.

Por pavarësisht shkëmbimeve të tensionuara, ministri britanik Johnson theksoi dëshirën e tij që Londra dhe Moska të bashkëpunojnë në pika ku kanë interesa të përbashkëta, duke e konsideruar si të rëndësishëm për sigurinë ndërkombëtare bashkëpunimin mes palëve njofton ora news.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?