FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Jashtëm gjerman: Kriza e Katarit mund të çojë në luftë

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i ka thënë gazetës Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, se shkëputja e marrëdhënieve në mes të Katarit dhe vendeve tjera arabe mund të çojë në luftë. Por ai ka shtuar se ende ka mundësi për të zbutur tensionin.

“Ka një rrezik që kjo mosmarrëveshje të çojë në luftë”, i ka thënë Gabriel gazetës, transmeton Reuters.

Gazeta e ka cituar ministrin, i cili e ka konsideruar situatën, si një ashpërsi “dramatike” në marrëdhëniet midis vendeve aleate dhe vendeve fqinje në Gjirin Persik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gabriel ka shtuar, se u ka shprehur shqetësimet e tij, përmes bisedave personale homologëve nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia, si dhe përmes bisedave telefonike, ministrave të jashtëm të Kuvajtit dhe Iranit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pas zhvillimit të disa bisedave këtë javë, e di se sa serioze është situata, por besoj se ka ende ka shanse të mira për t’i rregulluar marrëdhëniet “.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?