Ministri i Jashtëm grek thirrje Turqisë: Mos prisni një tërmet për të përmirësuar marrëdhëniet tona
“Ne nuk duhet të presim një tërmet për të përmirësuar marrëdhëniet tona”-, theksuan ministri i jashtëm Nikos Dendias dhe homologu i tij turk Mevlut Çavusoglu nga Antiokia, ku ndodhen për të vizituar të prekurit nga tërmeti.
“Prania e Nikos Dendias sot këtu tregon mbështetjen dhe solidaritetin e popullit grek ndaj turqve”- u shpreh Cavusoglou.
Ministri i Jashtëm turk i është referuar veçanërisht solidaritetit të Greqisë që u shfaq menjëherë pas tërmetit.