Ministri i Shëndetësisë në Brazil ngre alarmin: Varianti i ri koronavirusit në Amazonë është tri herë më ngjitës! Ja çfarë treguan analizat

Ministri i Shëndetësisë së Brazilit Eduardo Pazuello ka ngritur alarmin duke deklaruar se varianti i ri i koronavirusit, i identifikuar në Amazonën e Brazilit është tri herë më ngjitës.

Duke folur në Senat, ai shtoi gjithashtu se vaksinat anti-Covid të prodhuara deri më tani janë efektive kundër këtij mutacioni të Covid-19.

“Falë Zotit, morëm lajme të qarta nga analizat se vaksinat janë efektive edhe ndaj variantit të ri”, u shpreh Pazuello, duke shtuar: “Por është më ngjitës. Nga analizat tona, është tri herë më ngjitës”.

Ministri tha se Brazili parashikon të vaksionojë gjysmën e popullsisë deri në qershor, dhe pjesën e mbetur deri në fund të vitit 2021.

Objektivi duket shume ambicioz, por jo i paarritshëm, pasi vendi ka garantuar ndërkohë doza për gjysmën e popullsisë. Brazili, një prej vendeve më të goditur nga pandemia, nisi tri javë më parë fushatën e vaksinimeve me vaksinën kineze Sinovac Biotech, dhe vaksinën britanike AstraZeneca.

SHKARKO APP