Ministri i Sigurisë akuzohet për korrupsion

Ministri për Siguri në Bosnje e Hercegovinës, Selmo Cikotić është akuzuar formalisht për korrupsion dhe keqpërdorim, pas shitjes së parregullt të armëve dhe pajisjeve ushtarake një dekadë më parë. Në atë kohë, ministri aktual i Sigurisë mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Gjykata kryesore e Bosnje e Hercegovinës, konfirmoi më 8 dhjetor ngritjen e aktakuzës kundër ministrit, duke e akuzuar për dëmtim të shtetit për rreth 5 milionë euro.

Cikotiq kishte ndryshuar kushtet e kontratës tek pjesa e cila iu referohej “shkeljeve në procedurë të përcaktuar ligjërisht” për shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake të vjetra e të tepruara, me qëllim që të favorizojë blerësin, respektivisht kompaninë kroate SCOUT.

SHKARKO APP